“Kurti po vepron me kokën e tij”, analisti: Duhet të bashkëpunojë me ndërkombëtarët dhe ta dërgojë statutin në Gjykatën Kushtetuese

schedule17:25 - 31 Tetor, 2024

schedule 17:25 - 31 Tetor, 2024

Analisti, Jeton Halimi ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet të bashkëpunojë me ndërkombëtarët.

Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, ai tha se Kurti po vepron me kokën tij për shkak të interesave personale, ndaj Kosova është nën sanksione

“Është më se e qartë që Albin Kurti duhet t’i thirras mendjes dhe duhet të punojë sa më shumë me aleatët tanë dhe jo me kryeneçësi dhe mos të marrë veprime të njëanshme siç ka marrë me Veriun, vetëm për interesat e veta politike dhe në dëm të popullatës. Shto këtu faktin që aleati jonë ka kërkuar gjithmonë koordinim dhe këto janë pasojat e shtetit të Kosovës dhe jo rastësisht ne jemi në sanksione nga unioni europian. Unë shpresoj që Albin Kurti duhet t’i thirrë mendjes dhe të bashkëpunojë sa më shpejt me aleatin tonë”, u shpreh analisti.

Më tej, ai theksoi se Kurti duhet t’i thërras mëndjes, pasi Kosova e ka obligim asociacionin. Sipas analistit, ai duhet ta dërgojë statutin në Gjykatën Kushtetuese.

“Moskoordinimet e Kurtit po na kushtojnë ne si Kosovë, tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë vepron. Ai po del një mashtrues tipik klasik për interesat e veta. Ka ardhur koha që ai të gjitha marrëveshjet duhet t’i zbatojë dhe të mos bëjë lojëra për interesat e veta.

Kosova e ka obligim ligjor dhe shtetëror, duhet ta bëjë asociacionin shpejt dhe duhet ta dërgojë sa më shpejt në gjykatën kushtetuese. Albin Kurtit duhet ti bëhet një presion më i madh nga Amerikanët. Unë do të kisha preferuar që nëse nuk bëhet deri në fund të këtij muaji të shpallet person non grata. Ministrat shkojnë dhe vijnë, por shteti i Kosovës mbetet aty. Unë shpresoj që zoti Kurti i ka thirrur mendjes dhe ta dërgojë sa më shpejt asociacionin në Gjykatën Kushtetuese”, shtoi Halimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!