“Kurti po sfidon SHBA”/ Asociacioni, eksperti: Kryeministri i Kosovës i ka hyrë një aventure dhe rruge pa krye

schedule17:37 - 17 Maj, 2024

schedule 17:37 - 17 Maj, 2024

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po sfidon Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Kamberi u shpreh se politika e Kurtit ka shënuar një kthesë të dukshme në raport me ndërkombëtarët.

Sipas Kamberit, Kurti i ka hyrë një aventure dhe rruge pa krye.

“Ajo që është vënë re, lidhur me këtë qëndrim të zotit Kurti, pavarësisht presionit të komunitetit ndërkombëtar, ai ka një bindje të tij, pasi ai këmbëngul që Asociacioni dhe drafti i Asociacionit që i është ofruar Kosovës, i jep të drejta dhe kompetenca ekzekutive, duke krijuar mundësinë që Asocacioni në një periudhë afatshkurtë, afatmesme apo afatgjatë, të kthehet në një problem shumë të rëndësishëm për shtetësinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Zoti Kurti ka vendosur ta paguajë këtë çmim, për të këmbëngulur që Asociacioni që ai do të miratojë, duhet të jetë sipas atyre kushteve dhe kriteve që mendon ai. Unë besoj se këtë çështje, në gjykimin tim, mbase mund ta zgjidhë elektorati i Kosovës kur të vijnë zgjedhjet.

Nëse ky qëndrim dhe këmbëngulje do jetë i drejtë apo i gabuar. Kosova në pikëpamjen e procesve të integrimit, ka marrëveshje me Serbinë për mospengimin e e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Nuk ka pasur ndonjë zhvillim të dukshëm, që Kosova të jetë anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.

Besoj që qeveria e zotit Kurti dhe vetë zoti Kurti përballë kësaj deklarate, nuk është hera e parë që qeveria e zotit Kurti është kërcënuar për qëndrimet që ka mbajur. E gjithë sjellja e qeverisë së zotit Kurti në raport me faktorin ndërkombëtar, është një politikë e cila ka shënuar kthesë të dukshme, politika kosovare ishte mësuar të thoshte po për çdo formulë që vinte nga kancelaritë dilpomatike. Duket sikur zoti Kurti i ka hyrë një aventure dhe një rruge pa krye, sa i përket mënyrës sesi do ta zgjidhë këtë situatë”, theksoi ai/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!