“Kurti po bën lojë të dyfishtë”, deputeti i AAK: Ne përkrahim vetëm një marrëveshje me njohje reciproke

schedule16:24 - 26 Janar, 2023

schedule 16:24 - 26 Janar, 2023

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përkrah një marrëveshje vetëm me njohje reciproke nga Serbia. Kështu u shpreh deputeti Pal Lekaj në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku. Sipas tij, Kurti po bën një lojë të dyfishtë sa i përket dialogut me Serbinë.

Karadaku: A e ka pranuar Kurti planin e propozuar?

Lekaj: Si deputet i parlamentit të Kosovës asnjëherë nuk kemi pasur në duar të analizojmë se çfarë përmban ajo marrëveshje, cilat janë pikat e shkruara dhe cilat janë obligimet e Kosovës në këtë marrëveshje. Mbrëmë ka pasur takim dhe dihet që sa i përket prononcimit të kryeministrit.

Duket sikur po luan lojëra të dyfishta. Në njërën anë, po ju premton në tavolina ndërsa në deklarata nuk pranon një marrëveshje të tillë ku fokus ka formimin e asociacionit dhe kjo të lë të kuptosh se kryeministri nuk është serioz sa i përket parlamentit.

Është dashur që të bisedojë në parlament dhe atëherë të dalë me deklarata. Ne përkrahim marrëveshjen me njohje reciproke dhe sa i përket asociacionit, ne nuk pranojmë një asociacion me kompetenca ekzekutive ku krijon një nivel të tretë qeverisës pasi e defunksionalizon shtetin e Kosovës.

Deputeti i AAK-së komentoi gjithashtu akuzat për Martin Berishaj, ambasadorin e Kosovës në Kroaci, se është përfshirë në një skandal financiar. Berishaj ka shtetësi sllovene dhe para dekretimit si ambasador në Kroaci atij i është dhënë shtetësia e Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani.

Moralisht është dashur që kryeministri, presidentja dhe ministrja e punëve të Jashtme të deklarohen dhe të kërkojnë që ai të japë dorëheqjen nga posti. I ka bërë dëm diplomacisë dhe në këtë drejtim i duhet dhënë hapësirë gjykatës për të dhënë verdiktin. Nëse nuk është fajtor mund të kthehet prapë.

Mediat kanë shkruar se janë tërhequr shuma të mëdha nga llogaritë dhe deri sot nuk kemi asnjë reagim nga Kurti.”, tha deputeti duke shtuar më tej se Martin Berisha duhet të kishte dhënë dorëheqjen për t’i lënë hapësirë drejtësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!