Besnik Velija redaktor në gazeta ekspres foli në një intervistë në “Balkan Update” në ABC News për reagimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ndaj mediave.
Gjatë intervistës, ai theksoi se mediat kanë hedhur dritë në ngjarje të rëndësishme, dhe se kanë zbardhur edhe korrupsionin e qeverisë dhe kjo sipas tij ka sjellë edhe sulmet nga kryeministri.
Ai u shpreh se kryeministri i Kosovës Albin Kurti prej katër vitesh ka përdorur një gjuhë të ashpër
“Ka një retorikë të pakthyeshme të figurave të lëvizjes vetëvendosje në raport me mediat. Zyrtarët e qeverisë ka një gjuhë të ashpër sa i përket mediave dhe gjatë këtyre katër viteve nuk ka ndodhur që qeveria të mos merret me mediat apo gazetarët. Pasi në çfarëdo forme mundohet dhe përpiqet të akuzojnë dhe ulin punën e gazetarëve. Kjo ndodh sa herë ka raportime për korrupsion. Në çfarëdo forme mundohet ta në portretizojnë si armiq. Mediat në Kosovë qëndrojnë shumë mirë profesionalisht dhe kohët e fundit ka raportime dhe janë nxjerrë në pah edhe punësime partiake. Pra në momentin që publikohet një skandal në mediave atëherë ka edhe sulme nga kryeministrin
Sulmi në Ibër Lepenc
Velija: Për sulmin hetimet do të nxjerrin se kush ishte përgjegjës, Unë mund të flas vetëm për gjuhën, pasi kryeministri Kurti ka gjetur kohë të merrej me mediat, ndërsa vendit i kishte ndodhur në sulm terrorist.
/abcnews.al/