Kurti për tragjedinë në Gllogjan: Informacionet po shtohen, po shqyrtohet nga hetuesit më të mirë

schedule15:03 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 15:03 - 6 Dhjetor, 2021

Dhjetë ditë pas vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit, e që autori ose autorët e vrasjes ndodhen akoma në arrati kryeministri i vendit Albin Kurti ka zbuluar detaje nga hetimet.

Albin Kurti, tha se sasia e informacionit për këto vrasje është duke u shtuar teksa thekson se atje po punojnë hetuesit më të mirë.

“Sasia e informacioneve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan është duke u shtuar, meqenëse hetuesit më të mirë tanë janë të përfshirë atje”, u shpreh Kurti.

“Kur të kenë diçka konkete sa i përket të pandehurit ose të pandehurve që e kryen këtë vrasje të trefishtë mizore ne natyrisht që do të iu njoftojmë juve”, tha ai ndër të tjera.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!