Kurti për Rexhep Qosen: Personaliteti i gjallë që bën bashkë gjuhën dhe historinë tonë

schedule14:25 - 27 Shtator, 2021

schedule 14:25 - 27 Shtator, 2021

Kryeministri Albin Kurti e cilësoi akademikun Rexhep Qose si personalitetin e gjallë që bën bashkë gjuhën dhe historinë shqiptare.

Në ceremoninë e dekorimit që kryeministri Edi Rama bëri për Qosen, Kurti ndër të tjera vlerësoi kontributin e madh që akademiku ka dhënë për Shqipërinë dhe Kosovën.

“Ditëlindjen profesor Qoses duhet t’ja kremtojmë nga dy herë. Ka kontribuar edhe për Kosovën edhe për Shqipërinë. Profesor Rexhep Qose në më shumë se gjysmë shekull veprimtari ka frymëzuar studentë, veprimtarë politikë, profesor dhe intelektual në një performancës gjigante. Kontributin e tij nuk e matim dot. Për bindjen time kombi shqiptar është komb i gjuhës dhe i historisë. Historinë e kemi gjithandej në politikë, ndërsa gjuhën e kemi edhe te letërsia jonë. Nuk,mund të mendoj ndonjë personalitet tjetër të gjallë që i bën bashkë historinë dhe gjuhën tonë. jam ndikuar pre tij meqenëse edhe sot besoj se romantizmi është ilaçi më i mirë ndaj cinizmit. Krejt në fund profesor Rexhep Qosja po kremton 85-vjetorin ne do të zotohemi e do i kremtojmë secilën ditëlindje tash e tutje edhe atë kur të mbushë 90 vjeç edhe kur të mbushë 100 vjeç,” u shpreh Kurti. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!