Kurti për herë të dytë brenda dy javësh në telefon me Escobarin: Paqja në Ballkan

schedule21:00 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 21:00 - 3 Dhjetor, 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti brenda dy javësh ka zhvilluar dy biseda telefonike me përfaqësuesin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.

Kryeministri Kurti në bisedën telefonike që bëri sot me Escobar, ka njoftuar për temat që kanë diskutuar, duke filluar nga stabiliteti dhe siguria në rajon deri tek dialogu me Serbinë.

“Gjatë një bisede telefonike me përfaqësuesin e DASH @StateEUR Gabriel Escobar, diskutuam rëndësinë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe përkushtimin tonë për dialogun parimor me Serbinë që çon në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme”, shkroi Kurti në Twitter.

Kryeministri Kurti bisedoi me Escobar edhe më 19 nëntor, ku diskutuan për reformat demokratike, programin mbi punë dhe drejtësi, angazhimin për dialog dhe nevojën për të parë rezultate dhe progres në dialog që përqendrohet në njohje reciproke./ Gazeta Ekspres