“Kurti nuk takoi Ramën”, Agon Maliqi: Kosova e izoluar, jo vetëm larg ndërkombëtarëve, por edhe Shqipërisë

schedule17:40 - 11 Korrik, 2023

schedule 17:40 - 11 Korrik, 2023

Kosova duket se kohët e fundit është vënë në qendër të vëmendjes nga ndërkombëtarët për shkak të situatës së krijuar në veri dhe për qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti.

Analisti Agon Maliqi në një lidhje direkte për ABC News ka komentuar qëndrimin e Kurtit kur një javë më parë refuzoi që të priste në një takim kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Maliqi shprehet se një qëndrim I tillë ka të bëjë me egon dhe me qëndrimet personale duke harruar raportet shtetërore.

Ndër të tjera ai shprehet se Kosova tashmë është e izoluar jo vetëm nga BE dhe SHBA, por me qëndrimin e fundit të kryeministrit edhe nga Shqipëria.

“Ndeshja mes dy kryeministrave ka element egosh, qëndrimesh dhe mënyra sesi e shikojnë interesin e shqiptarëve në rajon. Janë tejkaluar kufijtë në këtë lloj konfrontimi, është një shije e keqe për kundër mospajtimeve për një takim por raportet shtetërore duhet të jenë raporte shtetërore por kjo tregon dhe nivelin e izolimit ku është futur Kosova ku tashmë larg vetes ka BE, SHBA dhe tashmë edhe Shqipërinë”, ka thënë analisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!