Kurti nuk shkon në Presidencë, mediat në Kosovë: Po fiton kohë për formimin e qeverisë

schedule13:10 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 13:10 - 27 Dhjetor, 2019

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk ka shkaur në zyrën e presidentit Hashim Thaçi, për të marrë mandatin për formimin e Qeverisë.

Presidenti e kishte ftuar Kurtin zyrtarisht për takim në orën 13 e 30, por zyrtarët e VV-së thanë se ky takim nuk mund të zhvillohet pasi lideri i Vetëvendosjes ndodhej jashtë Prishtinës. Vetëvendosje tha se Kurti do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit, tha VV.

Mediat në Kosovë raportuan se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje është parë në Prishtinë të premten edhe pse iu përgjigj ftesës së presidentit Thaçi për takim në orën 13:30 duke thënë se ndodhet jashtë Prishtinës. Mediat në Kosovë komentuan se Kurti është i vetëdijshëm për fillimin e rrjedhjes së afatit kohor prej 15 ditësh për formimin e Qeverisë dhe se po po mundohet të përfitojë sa më shumë në kohë për të arritur një marrëveshje eventuale për formimin e Qeverisë.

Lëvizja Vetëvendosje dje ka djegur njërën prej pozitave kryesore të negocimit me LDK-në, duke e votuar Glauk Konjufcën për kryeparlamentar, post që i ishte premtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!