“Kurti nuk do reflektojë”/ Turi ballkanik, Gjikondi: Rama i deleguari i SHBA e BE në Ballkan

schedule13:47 - 4 Korrik, 2023

schedule 13:47 - 4 Korrik, 2023

E ftuar në ‘Tirana Live’ në ABC News juristja Brizida Gjikondi komentoi edhe presionin e dy kryeministrave, përkatësisht të Holandës dhe Luksemburgut bërë sot ndaj Albin Kurtit në Prishtinë.

“Në rast se SHBA ka një ndikim politik dhe moral në Kosovë, BE ka një ndikim ekonomik dhe duke po përdoren të gjitha mjetet e mënyrat për ta çuar Kurtin drejt logjikës dhe arsyes.
BE prej dy vitesh ka konflikt me Ukrainën dhe kurrësesi s’do donte të hapte një vatër në Ballkan që është një fitil që ndez një fuçi baruti dhe nuk është vetëm Kosova.

S’mund të tolerojnë një personaz si Kurti, deliret tekat dhe ambiciet e tij, pasi mund të përhapet e tij e të funksionuarit. Ka ‘liderucë’ të tjerë që mund të frymëzohen nga mënyra e Kurtit dhe të hapin avaze të mëdha në BE.” u shpreh ajo.

Ndër të tjera Gjikondi komentoi edhe fjalimin e Clinton kur se tha se Shqipëria t’i tregojë botës se si duket një e ardhme gjithëpërfshirëse.

“Jo vetëm me ardhjen e Clinton, mos harrojmë se vendimmarrja e tij ndikoi asokohe gjithë Ballkanin në lidhje me Miloshevicin sepse i dha një ndëshkim dhe shburrërroi një kriminel që ishte I pandëshkueshëm deri në atë moment. Edhe ditët që ka gjetur Rama për të shkuar në Ballkanin Perëndimor janë të mirëmenduara. Rama është zgjatuesi i SHBA por edhe i BE, zgjatuesi zyrtar që ka ushyer gjithmonë rrugën e paqes e tolerancës.

Vizioni i Ramës ka qenë bashkimi me BE, qetësimi i gjakrave, jo hakmarrja. E kemi parë edhe nga marrëveshjet që ka bërë Rama, vizitën më të vështirë do e ketë në Kosovë për fat të keq.” përfundoi Gjikondi./abcnews.al