Kurti në konferencë me Ramën: Është në interesin tonë të qëndrojmë bashkë

schedule13:57 - 20 Qershor, 2022

schedule 13:57 - 20 Qershor, 2022

Kryeministri Edi Rama dhe kryeminsitri i Kosovës, Albin  Kurti kanë nisur konferencën e përbashkët, pas nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy qeverive.

“Kur kremtojnë 12 qershorin nuk mund të mos e kujtojmë rolin që kishte Shqipëria në luftën tonë për çlirim. Kur kujtojmë Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve, nuk mund të mos jemi falenderues ndaj familjeve shqiptare që strehuan bashkëkombasit e tyre.

Vendet tona nuk i bën bashkë thjesht interesi, por është në interesin tonë të qëndrojmë bashkë.

Ky besim i ndërsjellë social është qenësor për bashkëpunim ekonomik dhe social. Vetëm 5 vitet e fundit shkëmbimi ynë tregtar me Shqipërinë është shumëfishuar si asnjëherë më parë.

E kur jemi te gjerat që nuk janë bërë asnjëherë, projekti i hekurudhës Durrës- Prishtinë është nga më të rëndësishmet.

Në fund ju uroj mirëseardhjen kryeministrit Rama dhe delegacionit të tij dhe i falenderoj për bashkëpunimin  e mirë në marrevëshjet e nënshkruara”, tha Kurti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!