Kurti në kokë të vetë, NATO përballë/ Aleanca rikujton Rezolutën 1244, paralajmëron të marrë në mbrojtje të gjitha komunitetet

schedule20:45 - 31 Gusht, 2024

schedule 20:45 - 31 Gusht, 2024

Fshehurazi dhe pa koordinim me SHBA dhe NATON, qeveria e Kosovës ka përdorur policinë për të mbyllur zyra serbe ne komunat e Veriut. Reagimi më i ashpër ka ardhur nga NATO e cila kujton rezolutën 1244 dhe paralajmëron të marrë në mbrojtje të gjitha komunitetet në Kosovë, përfshirë edhe serbët.

“Shumë të zhgënjyer nga aksionet e djeshme në veri të Kosovës të cilat nuk ishin të koordinuara me@NATO_KFOR pavarësisht zotimeve të përsëritura për ta bërë këtë. KFOR-i është plotësisht i përgatitur për të mbështetur mandatin e tij të OKB-së Rezoluta 1244 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Duhet de-përshkallëzimi dhe angazhimi i plotë në Dialogun e BE-së”, thuhet në reagim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!