Kurti: Më 2 maj pres që në Bruksel të zgjidhet urgjentisht çështja e personave të zhdukur

schedule12:44 - 27 Prill, 2023

schedule 12:44 - 27 Prill, 2023

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glaku Konjufca dhe familjarë të të zhdukurve, ka bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës. Nga aty, Kurti tha se Kosova ka nevojë që kriminelët, fajtorët, ekzekutorët e urdhërdhënësit e Serbisë, të ndodhën prapa grilave dhe për këtë, theksoi se nevojitet mbështetje ndërkombëtare por edhe mobilizimi kombëtar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sot përkujtojnë të pagjeturit që u rrëmbyen nga regjimi gjenocidal i Millosheviçit.

“Përveç se i rrëmbeu më të dashurit e familjeve të shumta të familjeve të popullit tonë, gjithashtu edhe shumë prej tyre ua rrëmbeu edhe kufomat më pas në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimeve të kryera gjatë luftës. Në pesë varreza masive në Serbi janë gjetur deri më tani rreth 950 kufoma dhe janë mbi 1600 të cilët ende figurojnë të zhdukur nga lufta e fundit. Kemi nevojë për drejtësi, kemi nevojë për përgjegjësi, kemi nevojë që kriminelët, fajtorët, ekzekutorët e urdhërdhënësit të ndodhën prapa grilave dhe për këtë na nevojitet edhe mbështetje ndërkombëtare por edhe mobilizimi kombëtar“, tha ai, duke shtuar se nuk ka ditë më të duhur se sa 27 prilli për t’i bërë thirrje edhe një herë prokurorisë së shtetit , që ato mijëra dëshmi që i kemi, të shndërrohen në aktakuza.

Kurti është pyetur edhe për takimin e 2 majit në Bruksel dhe Ne në aneksin për zbatim të të Ohrit të 18 marsit, kemi thënë se është çështja urgjente çështja e të pagjeturve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se Padyshim që njëri prej krimeve më të tmerrshme të gjenocidit të Serbisë, ishte rrëmbimi dhe zhdukja me dhunë e mijëra qytetarëve shqiptar nga ana e aparatit shtetëror, ushtarak dhe policorë të Serbisë.

Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini tha se familjet e të pagjeturve janë të zhgënjyer që tash e një vit nuk është bërë asgjë për zbardhen e fatit të më të dashurve të tyre./KosovaPress

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!