Kurti mbyll “Klan Kosovën”, nuk pranohet kërkesa e televizionit për të plotësuar dokumentacionin

schedule17:31 - 28 Korrik, 2023

schedule 17:31 - 28 Korrik, 2023

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë  ka hedhur poshtë ankesën e Klan Kosovës për shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit privat, më 28 korrik.

Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve vendosi të premten se Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) kishte “vepruar në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës”

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, njofton opinionin publik se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë këtë të premte vendim për refuzimin e ankesës së Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova sh.p.k.”. Vendimi i Komisionit e përmbyll këtë rast brenda Ministrisë, ndërsa pala ankuese gëzon të drejtën për të parashtruar padi në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftim.

Më 14 qershor të këtij viti Ministria e Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë në Kosovë ngriti një kallëzim penal ndaj Shoqërisë Tregëtare Klan Kosova me pretendimin se në certifikatën e biznesit në kohën e ndërrimit të pronarëve, vendbanimi i pronarëve të rinj figuronte Pejë Serbia dhe Gjakovë Serbia, gjë që Prishtina zyrtare e konsideronte .

Në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë në Kosovë thuhet se fakti që përfaqësuesit e Klan Kosovës sh.p.k., pas kaq shumë vitesh, kanë nisur hapa për korrigjim, vërteton se biznesi në fjalë e kishte kryer shkeljen e konstatuar nga Agjensia e Regjistrimit te Bizneseve dhe se vendimi për pezullimin e certifikatës së biznesit ishte marrë në mënyrë të drejtë.

Mbi këtë vendim të Qeverisë së Albin Kurtit ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës . Në deklaratën e tyre thuhet vendimi i Lëvizjes Vetëvendosje për të mbyllur “Klan Kosovën” sjell mbylljen e një media nga qeveria për herë të parë që prej përfundimit të luftës në vend. Asociacioni i Gazetarëve në deklaratën e tyre thonë se kjo është goditja më e rëndë që i bëhet lirisë së medias në Kosovë.

Qendra Europiane për lirinë e shtypit dhe medias ka shkruar në  Twitter ka shkruar se janë të tmerruar nga vendimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregëtisë në Kosovë për të mbyllur median më të madhe në vend.

Ramush Haradinaj, Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka shkruar në Facebook se Albin Kurti duhet të heqë dorë nga ky vendim i çmendur pasi Kosova nuk është Kore e Veriut.

Memli Krasniqi, Kreu i PDK-së ka shkruar në Facebook se vendimi për mbylljen e Klan Kosovës kërcënon vlerat demokratike dhe se nuk mund të lejohet që diktatura të kalojë.

Edhe Lumir Abdixhiku ka dënuar këtë sulm të qeverisë Kurti duke  e konsideruar atë një sulm propagandistik pasi pushteti kërkon të nxisë krizë dhe frikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!