Kurti mbron “shkarjen” e Sveçlës/ LDK veteranëve para protestës: Mos bini pre e provokimeve

schedule15:17 - 15 Korrik, 2023

schedule 15:17 - 15 Korrik, 2023

Kryeminisri i Kosovës, Albin Kurti i ka dalë në mbrojte deklaratave të ministrit të tij të brendshëm, Xhelal Sveçla. Kurti tha se gjërave duhet t’u vendosen emrat e duhur, duke vijuar më pas se listat me numrin e veteranëve janë të fryra.

“Unë besoj që në luftën çlirimtare kanë marrë ma shumë se 60 mijë pjesëmarrës, mirëpo ka një lloj trefishimi të numrit të veteranëve, andaj është e domosdoshme që gjërat t’i quaj me emra adekuat. Veteranët sipas komandantëve të UÇK-së janë diku rreth 20 mijë, atëherë nëse i bashkëngjisim edhe pjesëmarrësit atëherë bëhen edhe me shumë se 60 mijë. Unë jam që të kemi falënderimin dhe mirënjohjen për të gjithë, por nuk mund ta deformojmë luftën çlirimtare”

Ai vijoi duke mbrojtur ligjin e miratuar, ndërsa shtoi se verteranët nuk janë tek kategoria e punës.

“Për këtë ajo çka i duhet Qeverisë edhe Kuvendit është dosja që ndodhet në Prokurori në mënyrë që ta kthejmë në të vërtetën faktike numrin e veteranëve. Paga minimale nuk është benefit për pjesëmarrjen në luftë, unë do të dëshiroja që kur të merremi vesh me organizatat e dala nga lufta që të krijojmë mundësi që veteranët të punojnë, ngase një numër i madh nuk janë për pensionim sepse janë të rinj, shumë prej tyre nuk i kanë as 50 vjet”

Opozita sakaq, kërkon shkakrimin e ministrit Svecla, pas deklarative të tij për veteranët e UCK-së. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se deklaratat e Sveçlës ishin të pamatura, nxitëse dhe ofenduese.

“Deklaratë e pamatur, nxitëse e ofenduese e Ministrit të Punëve të Brendshme. Etiketimi i pabazë i gazetarëve e ofendimi i turpshëm i ish luftëtarëve – edhe nëse s’pajtohemi me ta – është nivel i ri i ulët i politikëbërjes në Republikë. Të injorosh komunikimin e shefes së partisë me një terrorist, e të ndërtosh gjuhë nxitëse e përplasëse me plot imagjinatë është maskaradë. Kjo gjuhë, e dhënë tani, kërkon përplasje. Kërkon dhunë e kërkon krizë. Duket se mendja e pushtetit është mu në dhunë e krizë. Sot, megjithatë na duhet maturi. Na duhen mendje të urta, që afrojnë e s’ndajnë. Sot, mbi të gjitha na duhen politikanë që distancohen nga një mendësi primitive e tillë. E mendësia e tillë meriton veçse shkarkim. Asgjë më pak. Kosova meriton më mirë. Kosova duhet ta bëjë një rrugë të re. Kjo gjuhë, dhuna e nxitja e saj, nuk kanë vend”, ka shkruar ai në Facebook.

Sveçla duke kometnuar protestën e veteranëve të UCK-së, tha se meqë presidenti serb Aleksandar Vuçiç po e humb betejën në terren me kryeministrin Albin Kurti, tani, është fokusuar në luftën hibride për nxitje të trazirave brenda Kosovës. Si nxitje të trazirës, ministri Sveçla e ka konsideruar protestën e veteranëve të UCK.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!