Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kurti luan me disa skenare”, Nazarko: Nëse dështon të formojë qeverinë, vjen opsioni Bedri Hamza kryeministër

schedule21:09 - 17 Shkurt, 2025

schedule 21:09 - 17 Shkurt, 2025

Analisti Mentor Nazarko ka deklaruar se Albin Kurti luan me disa skenare. I ftuar në “Real Story”, ai ka theksuar se kur Kurti mendon se nuk mund të krijojë qeverinë vetëm, koalicionin me PDK e shikon si një skenar.

Sipas analistit, edhe kryeministri Edi Rama e sheh me simpati një koalicion të mundshëm për formimin e qeverisë në Kosovë mes PDK dhe VV.

“Ka disa shenja që konvergjojnë dhe duhet të vijnë nga dy fronte, edhe nga fronti i brendshëm kosovar dhe nga fronti ndërkombëtar, ku kemi këto sinjale të Grenell, që janë konstante- për zhbërjen e Speciales që sabotoi Marrëveshjen e Uashingtonit dhe kishte në krye Prokurorin e Trump- Smith: Po ashtu duhet të ketë akt juridik nga brenda se zhbërja, rimodelimi i një institucioni si Gjykata Speciale  duhet të vijë nga vetë institucionet e Kosovës, pasi ajo është themeluar prej tyre.

Edhe shenja tjetër, është edhe ajo nga Shqipëria: vizita e Ramës në dhjetor 2024, mesazhet në Parlamentin e Kosovës ka qenë për të sponcorizuar një iniciatë të tillë, e cila kalonte nga një koalicion i mundshëm me PDK dhe VV- mesazh që u shpërnda po nga Grenell. Për ta përmbyllur, edhe në takimin që  patën në Mynih, Rama u përpoq që fotot që u bënë publike me Kurtin të ishin foto buzëqeshëse. Në gjykimin tim ishte një mënyrë për të treguar se zoti Rama e sheh me simpati një koalicion të mundshëm. Pra, unë nuk e përjashtojë zhvillimin e skenarit të tillë, i cili mund të ketë si pasojë- paraprirëse, vendimin e parlamentit të Kosovës.

Kurti është pragmatik megjithatë, ose është bërë pragmatik, pea dikush që luan me disa skenare. Në kushtet kur ai sheh që nuk ka mundësi për ta krijuar qeverinë I vetëm dhe përballë tij është SHBA, që janë shumë të vendosur për të mos e lënë atë të qeverisë vetëm, unë mendoj që ai e sheh koalicionin si skenar”, tha Nazarko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!