Kurti kthen kurs, në Tiranë për samitin/ Konfirmon pjesëmarrjen, do adresojë sulmin terorrist serb

schedule15:32 - 8 Tetor, 2023

schedule 15:32 - 8 Tetor, 2023

Ka marrë përgjigje finale dilema e fundit nëse në Tiranë do të ishte Albin Kurti apo Vjosa Osmani, për Samitin e Procesit të Berlinit.

Kabineti i kryeministrit të Kosovës kanë konfirmuar, se Albin Kurti ka vendosur të udhëtojë drejtë Tiranës, më 16 tetor, për Samitin e Procesit të Berlinit. Dhe axhendën e ka të qartë.

Nuk dihet ende nëse edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabic, do të i përgjgijet pozitivisht ftestës, por Albin Kurti, e ka të vendosur që të ngre çështjen e sulmit terrorist në veri, më 24 shtator dhe gjithë asaj cka ka pasur në vijim. Kjo është konformuar nga këshilltari i tij, Jeton Zulfaj, për “Kosova Press”.

“Kurti në adresimin e tij do të përmend sulmin terrorist në very. Samiti në kuptimin e atyre që do të arrihen nuk ka çështje të sigurisë, por ajo do të jetë temë diskutimi në këtë samit ose më mirë të themi në çështjen e adresimit që do të bëjnë liderët e rajonit”

Cështja e Kosovës karakterizoi dhe Ministrialin, që u mbatë të premten, më 6 tetor, nën drejtimin e ministrit të jashtëm, Igli Hasani. Këtu ministri i Jahstëm serb Ivica Dacic pati një takim të tensionuar me homologen gjermane dhe mori konfirmim nga Tirana dhe Brukseli të qëndrimeve kundër Serbisë.

Ndërkohë, samiti i 16 tetorit për herë të parë do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Evropian, pikërisht në Tiranë ku përvec liderëve të rajonit do të marrin pjesë dhe liderët kyc të BE-së, kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Nismës që synon bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor në përafrimin me Bashkimin Evropian, do t’i shtohet edhe një marrëveshje e re. Udhëheqësit e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë Hercegovinës dhe nëse kofirmon pjesëmarrjen dhe Serbia, pritet të nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e ndërsjellët edhe të katër profesioneve, të fushës së mjekësisë dhe gjithashtu do të synohet të ketë deklarata të përbashkëta për lehtësimin e tregtisë dhe transportin, për mbrojtjen e ambientit dhe partneritetit për klimën./abcnews.al