Kurti kritikon Gjykatën Kushtetuese/ Juristi: Komisioni i Venecias në një linjë me gjykatën, tenderat njëburimor eminojnë transparencën

schedule18:08 - 25 Nëntor, 2024

schedule 18:08 - 25 Nëntor, 2024

Zgjedhjet në Kosovë janë dy muaj larg dhe zhvillimet e fundit politike janë ndalur tek kritikat e qeverisë ndaj Gjykatës Kushtetuese.
I ftuar në panelin e “Balkan Update” juristi Ardian Bajraktari u shpreh se çështja e drejtësisë ka qenë gjithmonë me interes dhe se sindroma e gjetjes së fajtorit vazhdon ende ta shoqëroj politikën.

“ E kemi thënë dhe shumë raporte që këto janë të papranueshme dhe eminojnë besimin e publikut në drejtësi. Prej prioriteteve kryesore të qeverisë ka qenë drejtësia. Më në fund po vjen një qeveri që ka në fokus drejtësinë. Drejtësia jonë vuan nga sërë problemesh si psh stërzgjatja e cështjeve etj., prnd ka ardhur me synimin për ta rregulluar këtëë sistem.
Natyrisht pas kësaj periudhe vetingu ka qenë një prej qëllimeve kyce. Kam përshtypjen që ideja e gjetjes së një fajtori është një sindromë që vazhdon të shoqëroj politikën.
Edhe sistemi i drejtësisë vlerësohet si fajtorë për realizimin e qëllimeve të kësaj qeverie. Edhe opinionet e Komisionit të Venecias kanë qenë në linjë me Gjykatën Kushtetuese. Fakti që kemi akoma mangësi të mëdha që kanë impakt në jetën e qytetarëve, ndaj impakti politik kërkon një fajtor që në bindjen time është e paqenë.”

Njëkohësisht, pyetjes së gazetares lidhur me tenderat njëburimor që shërbejnë si burim korrupsioni në vend, juristi ju përgjigj se këto tendera i shërbejnë eksponentëve politik dhe se prokuroria speciale ka filluar t’i hetojë.
“ Natyrisht për çështjen e shpenzimeve të parasë ligji ëshët i qartë për mënyrën sesi duhen kontakuar. Është ligji për prokurimet publike që garanton një sistem transparent, tenderat një burimor janë burim i pastër korrupsioni sepse eminohet transparenca dhe përzgjidhen kompani që kanë afërsi me eksponent politik. Në këtë drejtim ligji për prokurimet përjashton këto rrethana, mirëpo për fatin jo të mirë vitet e fundit ëshë bërë problem prandaj shihet si burim korrupsioni. Favorizon kompani të caktuar që i shërben eksponentëve të caktuar. Ky proces duhet të hetohet nga komisioni . Këto kohët e fundit prokuroria speciale si organ kompentent ka filluar ti hetojë.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!