Kryeministri në detyrë i Kosoves Albin Kurti, nuk humbet kohe dhe me 50 emigrante ilegal te SHBA-ve, kerkon te rregulloje te gjithe gropat qe ka hapur me amerikanet ne kater vite.
Sipas tij, për arritjen e një marrëveshje me Serbinë trysnia e nderkombetareve duhet të jetë mbi Beogradin, por ai e mirepret rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me kete ceshtje, kontributi i te cileve per Kosoven e pavarur u harrua nga kreu i ekzekutivit, duke i cuar marredheniet me Uashingtonin ne piken e tyre me te ulet ne 35 vitet e fundit, konfirmuar kjo nga shefi i misioneve te posacme te administrates Trump, Richard Grenell.
“Unë besoj që normalizimi është i mundur, trysnia duhet të jetë mbi Beogradin dhe gjithmonë e mirëpresim rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat paraqesin aleatin tonë kryesor, partnerin e pazëvendësueshëm dhe mikun special në tri fusha kryesore, e para është mbrojtja, e dyta diplomacia dhe e trata është zhvillimi.”
Kete qendrim Kurti e ka mbajtur pas deklarates se presidentit amerikan Donald Trump, i cili teksa ka permendur tensionet ne rritje mes Iranit dhe Izraeli ka thene se edhe per to do te kete nje zgjidhje, si ajo qe dha mes Kosoves dhe Serbise, duke ndalur mundesine e eskalimit te situates.
Levizjet e Kurtit tregojne se raporti i qeverise se tij me uashingtonin, nuk mund te rikuperoje kaq shpejt. dhe nderkohe qe kerkoj te fshihet pas nje marreveshjeje, deklarata e ambasadorit Hill se shba nuk do te perzihen me ne perplasjet prishtine beograd, tregon se kurti po le gjithnje e me shume te pambrojtur kosoven ndaj lwvizjeve te forta ne harten e re gjeopolitike te rajonit dhe te botes.
Po teksa e ka lene vendin ne bllokad totale politike duke mos lejuar ngritjen e institucioneve te reja dhe duke i mbyllur deren partnerve strategjik Kurti ka tri kushte per Serbine per te arritur nje marreveshje normalizimi.
“Ne kemi një marrëveshje bazike me Serbinë e cila po shkelet nga Serbia dhe natyrisht që për të normalizuar marrëdhëniet në mes të dy vendeve tona është e domosdoshme që ata së pari t’ua dorëzojnë autoriteteve tona Milan Radoiçiqin, kryekriminelin i cili na e vrau rreshterin Afrim Bunjaku, më pastaj të pranojnë ta nënshkruajnë Marrëveshjen bazike me Aneksin e zbatimit dhe njëkohësisht ta tërheqin atë letrën nga dhjetori i vitit 2023 kur ish-kryeministrja Bërnabiq pati thënë se nuk e respekton integritetin territorial Kosovës”.
Kryeministrit në detyrë gjithashtu ka folur edhe për bllokadën e krijuar në Kuvend, por sipas tij konstituimi i Kuvendit nuk është përgjegjësi vetëm e mazhorancës, edhe pse per me shume se tre muaj u mburr se i kishte numrat për ta formuar i vetëm qeverinë./abcnews.al