“Kurti kërcënim për Kosovën”, Haziri: Synon të mbulojë skandalet e qeverisjes duke u marrë me Serbinë e Rusinë!

schedule16:22 - 23 Nëntor, 2023

schedule 16:22 - 23 Nëntor, 2023

Në një intervistë në “Ballkan Update” në ABC, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri kritikoi kryeministrin Albin Kurti, se po përpiqet të mbulojë skandalet e qeverisjes së tij, duke u marrë me Serbinë dhe Rusinë. Sipas tij kryeministri Kurti është një rrezik për Kosovën.

Gjithashtu Haziri u shpreh se situata në Kosovë është shqetësuese, pasi sipas tij qytetarët tashmë ndjehen edhe të pasigurt.

“Ai po zhvendos gjithmonë vëmendjen tek problemet e tjera. Kosovën e kanë harruar. Këtë raport mundohet ta mbulojnë në situata ku diaspora mblidhet në, ndërsa në Kosovës sillen si kosovocentrik, dhe për të krijuar dallime brenda popullit tonë. Kjo tregon për një kamuflim të populist që jetojnë e mbijetojnë. Situata kur humbet besimi në institucione, fillon edhe degjenerimi dhe ky degjenerim përcillet me situata të frikshme. Metodat e dhunës janë aplikuar në politikë. Në Kosovë është përdorur edhe zjarri, goditja e parlamentit me mjete të ndryshme. Kur ata besojnë te dhuna si mjet për të arritur qëllimet, atëherë dështon shteti. Këto simptoma janë shqetësuese dhe duhet veprim urgjent dhe duhet emëruar prokurori i shtetit, dhe kjo jo sipas kryeministrit, por të zgjidhet nga drejtësia”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!