Qesharak eshte qendrimi i kryeministrit ne detyre te Kosoves, Albin Kurti perballe pezullimit te dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Kurti, e pranoi se Qeveria e tij në detyrë ka “disa” dallime në qëndrime me Uashingtonin, por nguli këmbë se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë prishur.
“Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime. Ndonëse opozitarët po e stërmadhojnë në dritë negative çdo ndodhi për raportet e Qeverisë sonë me Qeverinë amerikane, unë nuk dua t’i minimizojë zhvillimet e fundit, i siguroj qytetarët tanë se qeveria jonë i trajton seriozisht deklaratat dhe qëndrimet e Ambasadës Amerikane”
Komardarja e shpetimit eshte perseri Serbia.
“Në shtyllën e diplomacisë kemi disa dallime dhe ato shumë shpesh kanë të bëjnë me qëndrimet tonë në raport me Serbinë dhe veprimet ndaj strukturave të saj ilegale në Kosovë. Përderisa pajtohemi për vlera, interesa dhe qëllime, nganjëherë jo edhe për çështje operacionele dhe taktike”
Marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara morën një goditje te forte javën e kaluar, kur ambasada e saj ne Prishtine njoftoi më 12 shtator se e pezulloi Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën, duke arsyetuar vendimin me veprimet e Qeverisë në detyrë dhe me rritjen e tensioneve dhe paqëndrueshmërisë në vend.
Shtetet e Bashkuara kane deklaruar qarte se i duhet një partner në Kosovë i cili e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese, ta avancojë stabilitetin rajonal dhe t’i mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Nën drejtimin e Albin Kurtit, autoritetet kosovare nisën vitin e kaluar mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri dhe jug të vendit, përkundër kritikave nga bashkësia ndërkombëtare, përfshirë SHBA-ja.
Pezullimi i dialogut strategjik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës u bë pas një periudhe të gjatë ngërçi institucional. Që nga 15 prilli kur nisën seancat konstituive legjislatura e nëntë nuk eshte arritur ende finalizimi I konstituimit te Kuvendit, për të kaluar te hapi tjetër, ai për formimin e qeverisë. Me gjithë insistimin e Vetëvendosjes se Kuvendi mund të vazhdojë punën pa nënkryetarin serb, ankesa e Listës Serbe bëri që Kushtetuesja të vendosë një masë tjetër të përkohshme, e vlefshme deri më 30 shtator. / abcnews.al /

