Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kurti ka shkatërruar imazhin e Kosovës”/ Rafuna: Sanksionet e BE, miliona euro dëme

schedule17:05 - 4 Shkurt, 2025

schedule 17:05 - 4 Shkurt, 2025

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna ia faturon qeverisë Kurti vështirësitë që po kalon ekonomia e vendit. Sipas tij, Kurti ka dëmtuar dhe penguar zhvillimin e biznesve në vend, ndërsa konfrontimi i tij me aleatët perëndimorë ka cënuar imazhin e Kosovës duke trembur investitorët e huaj.

Sipas Rafunës, masat e Bashkimit Europian i kanë shkaktuar ekonomisë kosovare miliona euro dëme, ndërsa ndërprerja e fondeve të USAID nga administrate e presidentit Amerikan Donald Trump është një tjetër goditje për vendin.

Rafuna komentoi edhe programet ekonomike të partive politike që garojnë në zgjedhjet e së dielës, duke shtuar se ndryshe nga VeteVendosja, tri partitë e tjera opozitare kanë qenë më konkrete në planin e tyre për rritjen e ekonomisë së Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!