Kurti: I kam votat, sot bëhem kryeministër

schedule12:13 - 3 Shkurt, 2020

schedule 12:13 - 3 Shkurt, 2020

I mandatuari për të ngritur qeverinë e Kosovës Albin Kurti e ka konfirmuar se i ka votat.

Kurti rrugës për në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se “janë mbi 61 deputetë që do të votojnë për qeverinë, me mua si kryeministër, me dy zëvendëskryeministra, dhe me 15 ministra”.

Ndryshe, në orën 11:00 ishte paraparë të fillonte seanca ku do të bëhet votimi i qeverisë së re.

Deri më tani nuk është bërë e ditur se pse nuk ka filluar seanca me kohë.

Në sallë kanë hyrë disa prej deputetëve të grupit parlamentar të LDK-së, ndërsa është parë edhe Agim Veliu që është bërë e ditur se do të votohet për Ministër të Punëve të Brendshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!