Gazetari Shkodran Hoti komentoi për ‘Ballkan Update’ zhvillimet e fundit në Kosovë sa i takon institucioneve politikbërëse të cilat kanë mbetur në kolaps që prej shkurtit të këtij viti.
Hoti tha se Limaj dëshiron pozicionin e kryeparlamentarit, kërkesë të cilën Kurti nuk ia plotëson për faktin se ka pakënaqësi brenda koalicionit dhe se ka mosbesim mes palëve të caktuara.
“Qëllimi apo oferta kryesore që do Limaj është vetë pozita e kryeparlamentarit.
Në takimin e fundit u diskutua më shumë për krizën sesa daljen nga kriza. Limaj është shumë i interesuar të ketë pozitën e kryeparlamentarit. Kurti nuk po ja jep sepse ka pakënaqësi brenda koalicionit. Limaj ka vetëm 3 deputetë dhe kanë shprehur pakënaqësi. E dyta është një lloj mosbesimi që kanë palët mes njëra tjetrës, mendon se nuk e ka nën kontroll dhe nëse Kurti nuk formon qeverinë Limaj mund të kthehet. Limaj është mosbesues ndaj Kurtit nëse merr listën brenda qeverisë.
Limaj ka ofruar alternativën e kryeparlamentit dhe duhet të ishte ofertë mjaftë e favorshme për Vetëvendosjen sepse hisja e ekzekutivit i mbetet të ndahet mes partisë Guxo dhe Nisma që i ka pasur brenda koalicionit.” / abcnews.al