Kurti heq përgjegjësitë: Asociacioni është “Zajednicë” e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës

schedule13:18 - 9 Shkurt, 2023

schedule 13:18 - 9 Shkurt, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është “Zajednicë” e Hashim Thaçit dhe Isa Muftafës. Ai shtoi se marrëveshja e nënshkruar nga dy-ish-liderët shtetërorë nuk po zbatohet falë qeverisë aktuale të udhëhequr nga ai.

“Dallimi është drastik. Asociacioni është ‘Zajednicë’ e Hashim Thacit dhe Isa Muftafës. Por, duke iu falënderuar qeverisë me mua kryeministër, nuk po zbatohet. Sa për ju moti ishte kryer. Unë i kam përmendur gjashtë kushtet për formimin e Asociacionit, të cilin ju e keni sjell”, u shpreh Kurti.

Kreu i qeverisë theksoi se “Zajednica e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës” nuk po zbatohet pasi ka qeveri demokratike.

Mes tjerash, Kurti duke iu drejtuar opozitës në Kuvend tha se kur emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, thotë se për një njeri nuk ndalet Asociacioni, “ai është momenti kur ju duhet të dilni e të thoni se kryeministri nuk është vetëm. Por, ju nuk dilni”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!