Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kurti “hap thesin” para zgjedhjeve/ Shpërndan 100 euro për studentët 5 ditë para “lokaleve”

schedule17:07 - 7 Tetor, 2025

schedule 17:07 - 7 Tetor, 2025

Pese dite nga zgjedhjet lokale ne Kosove, kryeministri ne detyre Albin Kurti po leviz te gjitha “kartat” qe ka ne dore per te joshur elektoratin, qe gjithesesi nuk i dha shumicen ne zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe as nuk e ka mbeshtetur historikisht partine e tij ne zgjedhjet lokale te kaluara.

Ai ka vendosur t’ua ndajë nga 100 euro të gjithë studentëve duke miratuar nga mbledhja e qeverise vendimin për ndarjen e bursave për studentët e nivelit bachelor.

Nga aty kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se kjo mbështetje nuk mbaron me kaq. Ai premtoj se do te japi nje mbeshtetje edhe per studentet qe jetojne larg universiteteve te tyre, duke premtuar se do ti rimbursoj levizjet ne varesi te distance nga vendbanimet.

Po teksa vet jep fonde pak dite perpara zgjedhjeve, Albin Kurti, e ka akuzuar Serbinë se po ndërhynë në lokalet e 12 tetorit në Kosovë duke bërë premtime për vende pune dhe përfitime financiare.

Kurti tha se veprimet e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe të aktorëve të tjerë serbë, shtetërorë dhe joshtetërorë, “nuk mund të cilësohen ndryshe përveçse ndërhyrje në procesin e zgjedhjeve lokale të tetorit në Kosovë”.

Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian ta dënojë ndërhyrjen e Beogradit në zgjedhjet e Kosovës dhe ta sanksionojë Serbinë për këtë.

Vuçiç tha për televizionin Pink në Serbi në fundjavë se “ do te hapin 400 vende të reja pune në strukturën e kujdesit shëndetësor në Kosovë”.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!