Kurti fushatë në Mitrovicën e Veriut për kandidatët e Vetëvendosjes

schedule22:17 - 18 Prill, 2023

schedule 22:17 - 18 Prill, 2023

Kryeministri i Kosovës, njëherësh, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka takuar kandidatët e subjektit të tij në Mitrovicën e Veriut. Në takim, Kurti ka qenë së bashku me disa ministra dhe deputetë të partisë.

VV ka prezantuar kandidatët, ndërsa Kurti ka thënë se komuna Veriore e Mitrovicës sot është vend më i sigurt sesa që ka qenë dy vite më parë.

“115 është numri i Fitores! Komuna Veriore e Mitrovicës sot është vend më i sigurt sesa që ka qenë dy vite më parë. Kjo falë vendosmërisë dhe punës serioze që ka bërë qeverisja qendrore në atë pjesë. Luftimi i krimit, korrupsionit, kontrabandës dhe bandave kriminale atje, ka dhënë rezultate të suksesshme. Nuk ka më ferma të drogës e të kriptovalutave, rrugë ilegale për kontrabandë. Ka prani të shtetit, stacione të reja të policisë që garantojnë rendin dhe sigurinë”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Më 23 prill do të mbahen zgjedhjet lokale për komunat në veri të cilat mbeten pa kryetar si shkak i dorëheqjes së Listës Serbe nga institucionet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!