“Kurti e Vuçiç, mungesë përkushtimi”, Borrell: Nuk ka nisur ende diskutimi për pikat kryesore

schedule15:53 - 14 Shtator, 2023

schedule 15:53 - 14 Shtator, 2023

Përfaqësuesi i lartë e BE, Josep Borrell ka dalë në një konferencë për përfundimit të takimit në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiç, i cili edhe këtë  herë rezultoi pa sukses.

Borrel tha se nga të dyja palët ka pasur mungesë përkushtimi, duke theksuar deri më tani janë adresuar vetëm 3 elementë, ndërsa pikat kryesore nuk janë prekur fare.

“Ky mesazh është tanimë edhe më i rëndësishëm sepse ka kaluar një vit që kur i kemi nisur diskutimet në rrugën drejt normalizimit dh 6 muaj që kur jemi takuar Ohër.

Në Ohër palët pranuam që të implementonin të gjithë obligimet respektive.

Gjashtë muaj më vonë, vetëm 3 elemente janë adresuar , njerëzit e humbur, statuti për Asociacioni e Komunave dhe stafi i monitorimit.

Pikat kryesore ende nuk kanë nisur dhe kjo tregon shumë për përfshirjen e e vërtetë të palëve për të normalizuar marrëdhëniet.

Të gjitha palët po gjykohen për mungesën e veprimeve. Kosova dhe Serbia janë pengesë direkte të premtimeve të tyre dhe marrëveshjeve të tyre.

Menaxhimi në maj prezantoi propozimin për Asociacionin për komunat me shumicë serbe dhe më shumë se 4 muaj më vonë, asgjë nuk ka ndodhur” tha Borrel.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!