Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kurti: Do të strehojmë 20 gazetarë ukrainas në Kosovë

schedule18:27 - 1 Mars, 2022

schedule 18:27 - 1 Mars, 2022

Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se qeveria e Kosovës ka vendosur që të pranojë 20 gazetarë ukrainas të cilët janë larguar nga vendi i tyre për shkak të agresionit rus.

Kurti ka shkruar se do t’i përkrahin gazetarët ukrainas dhe do t’ua mundësojnë punën nga distanca.

“Qeveria jonë ka vendosur që të pranojë 20 gazetarë nga Ukraina në Kosovë. Ata janë detyruar që ta lënë atdheun e tyre nga invazioni rus. Në përkrahje dhe solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj, në bashkëpunim me Federatën Evropiane të Gazetarëve ne do t’ua mundësojmë atyre të punojnë nga distanca”, ka shkruar Kurti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!