Kurti: Do të përgatisin padi për gjenocid ndaj Serbisë në GJND

schedule16:22 - 7 Maj, 2021

schedule 16:22 - 7 Maj, 2021

Kryeministri Albin Kurti, këtë të premte në mbledhjen e qeverisë që po mbahet tani, ka shpalosur programin e tij qeverisës për mandatin e parë 2021-2025, ku ndër të tjera ka njoftuar se do të përgatisin padi ndaj Serbisë.

Ndër të tjera në fjalën e tij Kurti është shprehur se me Serbinë do të bëjnë dialog parimor me marrëveshje të njohjes reciproke.

“Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Do të bëjmë dialog parimor të përgatitur me Serbinë me marrëveshje të njohjes reciproke”, tha Kurti.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se këto prioritete do të zbatohen brenda kufijve buxhetor, ndërsa programi qeverisës do të rishikohet çdo fillim vit financiar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!