Kurti: Do të fillojmë blerjen e ambasadave në vendet aleate

schedule18:39 - 29 Tetor, 2021

schedule 18:39 - 29 Tetor, 2021

Kryeministri Albin Kurti në konferencën për media ka njoftuar se 10 milionë euro janë ndarë për të blerë ambasadat e Kosovës në vendet mike.

“Sa i përket çështjes së ambasadave ne po i ndajmë 10 milionë për vitin e ardhshëm dhe do ta shohim se çka është më së miri të blejmë për ambasadat nga vendet aleate. Ngadalë por sigurt e qe besa edhe jo aq ngadalë do të fillojmë me blerjen e këtyre ambasadave në vendet mike”, tha ai.

Shefi i qeverisë tha pa ashtu se për shkak të mundësisë së rritjes së çmimit, s’mund të paralajmërojnë se në cilin qytet do të blehet ambasada.

“Nuk është mirë të paralajmërojmë blerjen e ambasadave sepse çmimet mund të rriten dhe nëse unë e paralajmëroj që në filan qytetin do ta blejmë ambasadën automatikisht rritet çmimi”, tha Kurti./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!