Kurti dhe Gjukanoviç takohen në Paris bashkë me bashkëshortet e tyre

schedule13:04 - 12 Nëntor, 2021

schedule 13:04 - 12 Nëntor, 2021

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç janë takuar ditën e sotme në Paris, ku ndodhen në kuadër të samitit të paqes.

Gjukanoviç ka ndarë foto në rrjetet sociale teksa shfaqet në krah të Kurtit, të dy të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre.

Në këtë samit, udhëheqësit dhe pjesëmarrësit e tjerë patën mesazhe të shkurta përmes videove.

“Është detyra jonë si udhëheqës, shkencëtarë dhe aktivistë që të mos qëndrojmë anash historisë, por të bëhemi progresistë për ta përqafuar dhe formësuar atë duke avokuar për më shumë barazi dhe drejtësi në mbarë botën”, ka thënë Kurti. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!