Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është takuar me Përfaqësuesin e Lartë ndërkombëtar të Bosnje dhe Hercegovinës, diplomatin gjerman Christian Schmidt.
Kurti ka thënë se Bosnja dhe Hercegovina ka nevojë për vëmendje dhe se zyra e Presidencës atje ka nevojë për mbështetjen e liderëve të Bashkimit Evropian.
“Zhvillova një bisedë shumë të mirë me Christian Schmidt. Bosnja dhe Hercegovina ka nevojë për vëmendjen tonë të plotë dhe Zyra e Lartë e Presidencs në Bosnjë dhe Hercegovinë ka nevojë për mbështetjen e parezervuar të liderëve të BE-së.
Përçarja dhe ndarja nuk duhet të fitojnë mbi unitetin, diversitetin, solidaritetin dhe demokracinë gjithëpërfshirëse”, ka shkruar Kurti në twitter. /abcnews.al