Kurti: Deri në fund të vitit, vaksinohen 60% e popullsisë

schedule14:52 - 12 Maj, 2021

schedule 14:52 - 12 Maj, 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ka reaguar pas mbërritjes së 38 mijë dozave të vaksinës nga AstraZeneca.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thekson se me procesin e vaksinimit, t’u lehtësohet me të madhe puna infermierëve.

Gjithashtu ai ka deklaruar se synimi i qeverisë është që deri në fund të vitit të imunizohen 60% e popullatës.

“Sot, në ditën ndërkombëtare të infermierëve, kanë arritur 38,400 doza të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19. Së bashku me Ministrin Vitia, Ambasadorin Abbott, Ambasadorin Szunyog, Ambasadoren Butel, Ambasadorin Rohde, Koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, drejtorin e UNICEF-it, Murat Sahin, dhe drejtoreshën e USAID-it, Lisa Magno, pranuam kontingjentin e ri me vaksina në kuadër të Aleancës COVAX.

Infermierët, qysh nga muaji mars i vitit të kaluar, kanë qenë në front të përballjes me pandeminë COVID-19. Ata asnjë ditë nuk kanë pushuar e më së paku janë kujdesur për vetveten, sepse pareshtur janë përkujdesur për shëndetin tonë. Edhe tani, në fazën e vaksinimit, infermierët po luajnë një rol kyç. Përkushtimi i tyre i përditshëm na detyron neve si qeveri që të angazhohemi maksimalisht që të sigurojmë doza sa më shumë, në mënyrë që të përmbushim synimin që brenda vitit të imunizohen 60% të popullatës. Kështu, shpresojmë që do t’ua lehtësojmë punën sadopak infermierëve tanë”, shkruan Kurti./abcnews.al