Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kurti çoi Kosovën drejt degradimit”/ Arifi: Politikat që po përdor për të qeverisur, tregojnë paaftësi

schedule17:21 - 5 Qershor, 2025

schedule 17:21 - 5 Qershor, 2025

Kosova prej muajsh vijon të mbetet në një ngërç politik, duke mos arritur konstituimin e Kuvendit.

Dritan Arifi profesor i shkencave politike, Prishtinë në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, u shpreh se Albin Kurti nuk mund të shpallë zgjedhjet i vetëm, pasi i duhen edhe votat e opozitës.

Sipas tij përgjegjësi kryesor që e ka çuar Kosovën drejt degradimit është Kurti, ndërsa shton se politika që ka përdorur për të qeverisur kanë treguar paaftësinë e tij.

“KQZ në Kosovë nuk arriti të administrojë një palë zgjedhje parlamentare, pati edhe probleme. Edhe nëse i ngarkojmë edhe zgjedhjet lokale shkohet në kaos total. Mendoj që presidentja duhet të marrë një vendim. VV vetë nuk mund të shpallë zgjedhjet kur ata dëshirojnë. Ka procedura juridike dhe kushtetuese, por këta janë mësuar të veprojnë në mënyrë bolshevike. Nëse përzihet humbet koncepti se për çfarë po mbahen zgjedhjet parlamentare apo lokale”, tha ai,

Gjithashtu u shpreh se një qeveri që ankohet për katër, tregon paaftësi të menaxhimit të politikave.

“me këtë situata do të jemi shumë të anashkaluar dhe kemi edhe rezultatin që Kosova sot është e bllokuar. Në gjithë këto vite kanë mbjellë një frymë që Kosova është e korruptuar, Politikat që Kurti po përdor për të qeverisur tregojnë paaftësi. VV po mundohet të ketë një kopje të keqe të sistemit kinez. Kurti po e çon Kosovës drejt degradimit”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!