Kurti “cirk” me veteranët/ Kthen mendjen: Ta rikonsultojmë. Osmani: Te flasë Kushtetuesja

schedule23:53 - 21 Korrik, 2023

schedule 23:53 - 21 Korrik, 2023

Vetëm pak ditë pasi veteranët e UCK protestuan për rrëzimin e qeverisë së tij dhe një ditë pasi opozita dërgoi në Gjykaten Kushtetuese ligjin e votuar per pagen minimale i cili ka shkaktuar debatin per veteranet, Albin Kurti ben kthese. Me nje tjeter proteste ne horizont te parlajmeruar per ne fund te Korrikut, Kurti tashme sheh te udhes te beje ate qe nuk e kish bere me projektligjin qe shkaktoi debate dhe dhune ne parlament: konsultimin dhe bashkebisedimin me veteranet e luftes per gjetjen e nje zgjidhjeje te pranuar nga palet.

“Në veçanti unë ju bëjë thirrje të gjithëve që këto t’i zgjedhim me gjuhën e fakteve dhe të dialogut, jo me kërcënime apo me sulme jashtë kuvendit apo brenda tij. Nuk ka një Qeveri e Republikës se Kosovës, e cila nuk ka shfaqur gatishmërinë, vullnetin, interesimin, për njohjen e mirënjohjen për falenderimin e pafundëm nga kategoritë e dala nga lufta, por duke mos e braktisur të vërtetën. Duke mos partizuar e politizuar. Qartazi zgjidhja mund të gjendet, nevojitet konstruktivitet, nevojitet bashkëbisedim” është shprehur Kurti.

Kurti madje premton qe te jape kontribut qe pensionet e veteraneve qe do te miratohen me ligjin e ardhshem te jene sa me te larta. Vjosa Osmani nderkohe do te prese. Ligjin e miratuar ne seancen e kaluar, ajo nuk do ta dekretoje dhe do ti jape kohe Gjykates kushtetuese te vleresoje kushtetueshmerine e tij. Zyra e shtypit te Presidentes njoftoi se te premten Gjykata Kushtetuese ne Kosove, e ka informuar Presidenten se Aleanca per Ardhmerine e Kosoves dhe dy deputete te tjere kane kerkuar vleresimin e kushtetushmërisë se këtij akti juridik. Mos dekretimin e ligjit Presidentes se Kosoves ia kerkuan edhe veteranet nga protesta. Ata thone se ligji per pagen minimale nuk sjell asnje benefit per pensionin enje veteran I cili shkon sipas parashikimeve qe kane ngjallur debat ne nivelin 264 euro.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!