Kurti bën thirrje: Kurseni energjinë elektrike

schedule21:01 - 9 Janar, 2023

schedule 21:01 - 9 Janar, 2023

Kryeministri Albin Kurti në një videomesazh ka thënë se dy muajt e këtij viti janë kritikë në përballje me krizën energjetike, andaj, për të vazhduar furnizimin e rregullt dhe me çmime të përballueshme, si dhe për të kursyer buxhetin familjarë dhe të Republikës së Kosovës, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë edhe më tej, edhe më shumë kursimin e energjisë.

Kurti ka thënë se për t’i ndihmuar familjet në Kosovë për energjinë elektrike, kanë ndarë mbi 95 milionë euro.

Postimi:

Të dashur qytetarë,
Dy muajt që kemi para nesh janë kritikë në përballje me krizën energjetike.
Andaj, për të vazhduar furnizimin e rregullt dhe me çmime të përballueshme, për të kursyer buxhetin tuaj dhe të Republikës së Kosovës, ju bëjmë thirrje dhe inkurajojmë që të vazhdoni edhe më tej, edhe më shumë kursimin e energjisë!
#kurseEnergjinë /KosovaPress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!