Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka votuar pro bashkimit të kësaj komune me Asociacionin e Komunave të Kosovës.
Lajmin e bëri të ditur Aida Doli, anëtare e asamblesë së Lëvizjes Vetëvendosje e cila tha se kjo vote tregon përkushtimin dhe mbështetjen e forte për bashkëpunimin e forte dhe përforcimin e qeverisjes lokale.
Kjo lëvizje e Qeverisë së Kosovës vjen në një kohë që Aleatët Perëndimor kanë bërë thirrje për mbajtje të zgjedhjeve të reja në 4 komunat e Veriut, pasi kryetarët e zgjedhur nuk kanë legjimitet të mjaftueshëm.
Brukseli dhe Washingtoni kanë kërkuar edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe sa më shpejt që të jetë e mundur.