“Kurti, armik i Kosovës”/ Haradinaj: Në burg kush rrezikon jetën e ushtarëve të SHBA

schedule21:49 - 13 Gusht, 2024

schedule 21:49 - 13 Gusht, 2024

Pasi Ambasadori Amerikan në Kosovë Jeffrey Hovennier kritikoi qeverine Kurti duke thene se Kryeministri i Kosoves po rrezikon ushtaret amerikan te Nato-s , Albin Kurti vijon te injoroje paralajmerimet e Washingtonit duke thene se Ura e Ibrit nuk mund të jete ceshtje diskutimi.

Sipas Kreut te Qeverise se Kosoves e vetmja gje qe ka mbetur eshte se kur do te hapet kjo ure, pasi po presin inspektimin per sigurine dhe qendrueshmerine e kesaj ure.

Ndonese Amerika dhe Brukseli e kane bere te qarte se mund te vihen sanksione te reja ndaj Kosoves, Albin Kurti duket se nuk eshte i shqetesuar per te ardhmen euroatlantike te vendit te tij. Kurti madje duket i pashqetesuar edhe mbi izolimin ekonomik dhe diplomatik qe mund ti shkaktoje Prishtines zyrtare, edhe nga ata Alaeate qe ndihmuan ne vete krijimin e shtetit te Kosoves.

Mbi paralajmerimin e dhene nga Ambasadori Amerikan ne Kosove kete te marte pati edhe nje Reagim nga Ramush Haradinaj, kreu i Aleances Per Ardhmerine e Kosoves i cili e quajti Kryeministrin Kurti Armik te Kosoves. Ramush Haradinaj beri thirrje per ndeshkimin e Kurtit ndersa tha se askush nuk mund te zgjedhe te vere ne rrezik Ushtaret Amerikane qe punojne per paqen ne Kosove./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!