Kurti akuzon Vuçiçin: Po shkel propozimin e BE-së

schedule07:20 - 2 Mars, 2023

schedule 07:20 - 2 Mars, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u zotua se do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti u shpreh se kjo do të përbënte një shkelje të qartë të nenit 4 të propozimit të BE-së.

Kurti nënvizoi se normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim.

“Presidenti i Serbisë u zotua mbrëmë se do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo do të përbënte një shkelje të qartë të artit 4 të propozimit të BE-së. Normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim. Serbia me sa duket ka vendosur të mos e bëjë këtë”, shkroi kryeministri në Twitter.

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!