Zgjedhjet e 9 shkurtit po priten me interes jo vetëm ngaqytetarët të cilët janë të zhgënjyer nga qeveria e Kurtit, por njëkohësisht edhenga ndërkombëtarët të cilët presin largimin e tij.
I ftuar në programin ‘ Ballkan Update’, profesori dhe analisti Milazim Krasniqi u shpreh se Kosova duhet të ketë një qeveri që ka kapacitet për dialog.
Sipasz tij, Kurti po përpiqet të fajësoj të tjerët për dështimet e tij, si dhe opozita është mobilizuar në mënyrë spektakolare.
“Ishte një deklaratë që kishte brenda një konotacion që pas zgjedhjeve mund të ketë një hap të re për dialog, mund të thuhet që ka një mesazh të fshehtë që Kosova duhet të ketë një qeveri që të ketë kapacitet për dialog dhe të mos jetë me barriera.
Është thënë në mënyrë eksplicite, Grenell ka thënë që për 30 vjet nuk i kanë pasur problemet me udhëheqës dhe kanë tani probleme me Kurtin. Ata janë në realitet dhe kur thonë që marrëdhëniet janë në krizë, janë në krizë. E njëjta gjë ëdhtë edhe me BE ku është në masa dhe ka humbur 500 milionë subvencione dhe grante që mund të ishin oksigjen për Kosovën. Momentalisht i ka të përkeqësuara me Uashingtonit dhe Brukselin. Shpresa është që zgjedhjet e 9 shkurtit do e zhbllokojnë këtë gjendje dhe të krijohet një qeveri që të jetë e vetëdijshme që me konflikte Kosova vetëm humb.
Unë mendoj që zgjedhjet janë moment për të kërkuar llogari nga qeveria për mandatin që kanë kryer. Kurti ka pasur një opozitë e cila nuk e ka ndaluar të kryejë politikat e veta, ka pasur një politikë dërrmuese dhe ka rezultuar me marrëdhënie të prishura me Shba, sanksione me BE dhe marrëdhënie te ftohta me Shqipërinë. Është një qeveri e dështuar që shquhet për propagandë dhe rezultatet kanë qenë të këqija, ndaj opozita është e motivuara sepse mobilizimi i saj ishte thuajse spektakolar. Besoj që kjo shpalosje e energjisë së re e ka bërë nervoz Kurtin i cili ka filluar t’ju kërkoj llogari mediave, sindikatave dhe po tenton që dështimet t’i mbuloj me një gjuhë agresive me ata që konsideron rivalët e saj.” / abcnews.al