Anthony Martial i është kundërpërgjigjur pretendimeve të trajnerit të Manchester United, Ralf Rangnick, se ai refuzoi të luante kundër Aston Villas.
Sulmuesi francez ishte njëri nga mungesat e Djajve të Kuq në barazimin 2-2 ndaj Aston Villas.
Trajneri Rangnick foli për mungesën e Martialit duke thënë se francezi nuk kishte dashur të ishte pjesë e skuadrës së United.
Por Martial iu drejtua mediave sociale për t’i mohuar këto akuza, duke këmbëngulur se ai “kurrë nuk do të mos respektonte tifozët” pas një karriere të gjatë në Old Trafford deri më sot.
Martialin zgjodhi rrjetet sociale apo më saktë profilin e tij në Instagram për ta mohuar atë që tha gjermani Rangnick.
“Unë kurrë nuk do të refuzoj të luaj një ndeshje për Man United. Kam qenë këtu për 7 vjet dhe kurrë nuk kam shpërfillur dhe kurrë nuk do të shpërfill klubin dhe tifozët”, shkroi Martial. /abcnews.al/