“Kurrë mos thuaj kurrë”, Abraham nuk përjashton rikthimin te Chelsea

schedule15:58 - 31 Mars, 2023

schedule 15:58 - 31 Mars, 2023

Tammy Abraham po kalon vitin e tij të dytë në elitën e futbollit italian Serie A me fanellën e Romës.

Por e ardhmja e anglezit vazhdimisht diskutohet dhe ka raportime të shumta për rikthimin e tij të mundshëm në Angli. Është përfolur shumë për rikthimin e Tammy Abraham në Londër te Chelsea, derisa lojtari ka thyer heshtjen dhe më në fund ka folur për një temë të tillë.

25-vjeçari ka thënë se është i lumtur në kryeqytetin italian, por ka lënë të nënkuptohet se nuk do të ishte kundër rikthimit në “Stamford Bridges”.

“Kurrë mos thuaj kurrë në futboll. Megjithatë, për momentin, vëmendja ime është e përqendruar te Roma. Nuk kam filluar të mendoj për diçka tjetër përveçse të jem këtu dhe të bëj më të mirën.

Rikthimi te Chelsea? Nuk jam person që nxitohem. Ndoshta do të qëndroj te Roma për dhjetë vitet e ardhshme, ndoshta jo. Asnjëherë nuk i dihet të ardhmes”, deklaroi sulmuesi anglez.

Chelsea ka klauzolë rikthimi për ta blerë Abrahamin në verën e këtij viti prej 80 milionë euro. Megjithatë, interesim për të ka shprehur edhe Manchester United dhe Aston Villa./ h.ll/abcnews.al