“Kurorën ia dorëzova Adelina Ismailit”, Ish-Miss Kosova 1996 zbulon arsyen pse do të mbetet në histori

schedule10:06 - 24 Tetor, 2023

schedule 10:06 - 24 Tetor, 2023

Diellza Kolgeci është Miss Kosova e vitit 1996. Ajo është bërë nostalgjike dhe ka kujtuar në një lidhje me Skype këtë moment kaq të rëndësishëm për karrierën e saj.

Ndër të tjera, Diellza ka zbuluar se do të mbahet mend gjatë nga të gjithë, pasi është Miss-i me kohën më të shkurtër, pra e ka mbajtur kurorën vetëm 6 muaj.

“Në atë kohë, familja ime ishte në qendër të vëmendjes në Kosovë, dhe unë nuk e kam lakmuar shumë famën. Ishte një sfidë për mua dhe njerëzit kur më shihnin më thoshin që duhet të konkurosh dhe për herë të parë zgjidhej Miss Kosova në mënyrë të organizuar në kuadër dhe të presidencës së Kosovës në atë kohë. Më pas, unë ia kam dorëzuar kurorën Adelina Ismailit. Është diçka interesante sepse unë jam Miss-i me kohën më të shkurtër që do të mbahet mend. Që do të thotë unë e kam marrë kurorën në nëntor dhe e kam dorëzuar në prill. Afati im ka qene shumë i shkurtër, por që mendoj që sadopak më kanë mbajtur mend njerëzit”, rrëfeu Kolgeci, e cila sot është nënë e një vajze./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!