“Kurora e tymit” në Elbasan, industria injoron prokurorinë

schedule16:24 - 18 Nëntor, 2021

schedule 16:24 - 18 Nëntor, 2021

Industria e rëndë në qytetin e Elbasanit injoron hetimet e prokurorisë.

Edhe pse prej afro dy muajsh prokuroria e Elbasanit regjistroi zyrtarisht çështjen penale për rreth 70 kompanitë që veprojnë në njësinë administrative Bradashesh për shifrat alarmante të ndotjes duket qartë nga pamjet se firmat janë duke sfiduar hapur hetimet e organit të akuzës.

Gazetari i “ABC” Aldo Kozarja sjell pamjet në mes të ditës me diell nga zona ku kompanitë ushtrojnë aktivitet, e cila është pushtuar nga një re e madhe tymi kancerogjen duke bërë që ajri të jetë i ndotur në nivele alarmante.

“ABC” e ka denoncuar herë pas here atë që po ndodh në Elbasan. Reagimet e qytetarëve dhe opozitës nuk kanë munguar, por pavarësisht kësaj kompanitë vijojnë normalisht të pashqetësuara./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!