“Kurbinasit” ndeshen me “Demat” për 3 pikë, publikohen formacionet e sfidës Laçi-Partizani

schedule13:46 - 1 Nëntor, 2023

schedule 13:46 - 1 Nëntor, 2023

Në orën 14:00, “kurbinasit” e Mirel Josës do të presin në “Stadiumin e Laçit”, “Demat e Kuq” të Partizanit, në përballjen e vlefshme për javën e 11 të Kategorisë Superiore, ku padyshim objektivi kryesor është sigurimi i 3 pikëve.

“Bardhezinjtë” e Mirel Josës kanë marrë vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit dhe për këtë arsye do të kërkojnë të marrin maksimumin në fushën e tyre përballë kampionëve, paçka se do të jetë tepër e vështirë.

Nga ana tjetër, “Demat” e kryeqytetit duan të qëndrojnë në krye të renditjes së bashku me Egnatian dhe do të bëjnë çmos për fitoren.

Formacionet zyrtare:

LAÇI: Dajsinani, Kurti, P. Zhunior, Dajko, Qato, Manellari, Kryeziu, Ujka, Bajramaj, Melo, Sobouale.

Trajner: Mirel Josa

PARTIZANI: Qirko, Murataj, Preka, Bilali, Antanaskoski, Rrapaj, Mehmeti, Maget, Sembene, Cara, Mensah.

Trajner: Arbër Abilaliaj /i.m /abcnews.al