Një vrasje u parandalua mëngjesin e sotëm në Kurbin. Policia arrestoi në flagrancë autorin e dyshuar të përdorimit të armës së zjarrit si dhe sekuestroi një pushkë. Kurse autori tjetër i dyshuar në konflikt u shpall në kërkim.
I arrestuari është Rudolf Lama, 22 vjec, që ështe vëlla me D. Lamën. Ku i fundit u konfliktua me 48-vjeçarin S.T tek Uzina ne Laç. D. Lama u godit me levë në kokë dhe përfundoi në spital.
Në momentin që Rudolf Lama u njoftua për çfarë i ndodhi të vëllait ka marrë pushkën dhe në gjaknxehtësi, ka shkuar tek fabrika e S.T. ku e ka ofenduar dhe kërcënuar si dhe ka qëlluar disa herë me armën e zjarrit. Ndërhyrja e policisë bëri që të mos ndodhte vrasja. /abcnews.al