Kurbin, ndalohet porositësi dhe organizatori i dy atentateve

schedule17:27 - 7 Qershor, 2018

schedule 17:27 - 7 Qershor, 2018

Policia e Kurbinit ka ndaluar autorin që dyshohet se është organizatori dhe porositësi i atentatit që la të plagosur me armë zjarri Ndue Kolën dhe makinës së tij i vendosën eksploziv. Të dyja këto ngjarje kanë ndodhur gjatë vitit të kaluar. 57-vjeçari Fran Gjoka nga Mirdita është ndaluar nga uniformat blu. Për këtë rast janë arrestuar edhe dy vajza, të cilat kanë falsifikuar dokumente duke pajisur me karta SIM, Fran Gjokën dhe ekzekutorin. Motivi i këtyre ngjarjeve dyshohet një konflikt i ndodhur që në vitin 1997 në fshatin Fan të Mirditës, i cili agravoi në përdorimin e armëve duke mbetur të vrarë 2 persona dhe u plagos Fran Gjoka dhe një tjetër. Për këtë ngjarje Ndue Kola ka marrë edhe dënimin e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!