Kurbin, arrestohet një 25 vjeçar që shpërndante kokainë

schedule11:26 - 18 Janar, 2018

schedule 11:26 - 18 Janar, 2018

Policia e Kurbinit ka arrestuar një person që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla të llojit Kokainë. Ai është 25 vjeçari Alfons Lleshaj, banues në Kurbin.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat policore në ambjentet e një lokali në Fushë-Milot, të Kurbinit, është kapur me lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë” e ndarë në njëmbëdhjetë doza që do e shiste në disa lokale.

Gjithashtu gjatë kontrollit të lokalit që ishte në pronësi të shtetasit K.L., 25vjeç , janë gjetur dhe sekuestruar 12 kompjutera për lojra fati, një tavolinë pokeri si dhe një tavolinë “Black Jack” të cilat ky shtetas i mbante në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit Alfons Lleshaj për vepren penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal dhe në ngarkim të shtetasit K.L., vepra penal “Organizimi i llotarive të palejuara “, parashikuar nga neni 197 i Kodit penal./abcnews.al