Lirohet drejtori i policisë Shkodër, zbulohet pasuesi

schedule18:41 - 15 Tetor, 2020

schedule 18:41 - 15 Tetor, 2020

Pas më shumë se 1 viti në drejtim të policisë së Qarkut Shkodër Niko Brahimaj është larguar nga posti i drejtorit dhe në vend të tij është komanduar zv/drejtori Lorenc Meta.

Gazetari i Abc News Simon Shkreli ka siguruar vendimin e komandimit të Lorenc Metës në krye të drejtorisë së Policisë së qarkut të Shkodrës në vendin e Brahimajt.

 

Brahimaj mbajti postin e drejtuesit të Policisë së Shkodrës për më shumë se 1 vit e gjysmë.

Ai u emërua në këtë detyrë më 30 mars të vitit të kaluar .

Ai ka mbajtur  poste të larta drejtuese në Policinë e Shtetit, ndërkohë që para Policisë së Shkodrës, ishte drejtor për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit./db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!